Muajin e kaluar, Opera bëri një lëvizje të papritur me shfletuesin e tyre desktop. Ata njoftuan se do të integronin shërbimin falas VPN. Për më tepër, shërbimi falas nuk do të ketë kufizime në përdorim, që do të thotë se ju mund të transmetoni çdo lloj përmbajtje duke përdorur VPN, pa paguar asnjë monedhë të vetme.

Pak ditë më parë, kompania ka njoftuar se ata janë duke sjellur po të njëjtin funksion për përdoruesit e iOS. Ata që kanë një iPad apo iPhone tani do të jenë në gjendje të mbajnë shfletimin e tyre pak më shumë privatë, thjesht duke shkarkuar aplikacionin e ri Opera VPN dhe duke aktivizuar shërbimin VPN. Si i para-zgjedhur ky shërbim është i fikur, por juve ju duhet thjesht të hapni Settings dhe më pas ta aktivizoni atë. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të bllokoni reklamat dhe gjurmuesit në të njëjtën faqe të settings.

Kur e kemi parë fillimisht këtë funksion në desktop, kishte vetëm tre opsione vendesh për të zgjedhur. Këto ishin SHBA-ja, Kanadaja, dhe Gjermania. Për aplikacionin mobile, ata kanë shtuar Hollandën, dhe Singaporin në listën e rajoneve. Sa për mbështetjen e gjuhës, versioni i iOS tashmë do të mbështesë Anglishten, Arabishten, Frëngjishten, Gjermanishten, Indonezishten, Japonishten, Portugalishten, Rusishten, dhe Spanjishten.