Ju kujtohen lazerat që luanim kur ishim fëmijë? Me shumë gjasa shënjuesit me infra të kuqe do të klasifikohen si armë në të ardhmen.

Shoqata e Pilotëve britanikë ka kërkuar që lazerat që gjenden në duart e çdo personi duhet të klasifikohen si armë.

Thirrja vjen pasi një avion që ishte nisur drejt Nju Jorkut u detyrua të kthehej në Londër në aeroportin ‘Heathrow’, pasi një rreze lazer e ardhur nga jashtë goditi kabinën e pilotëve duke dëmtuar një prej këtyre të fundit.

Është e ndaluar me ligj t’i drejtosh një dritë pilotit të një avioni, por nuk përbën vepër penale nëse drita do të ishte rreze lazare të cilat mund të të verbojnë.

/TechSot.al/E.G./