Automjetet elektrike dhe ato hibride po fitojnë gjithnjë e më tepër popullaritet pasi çmimet sa vijnë e ulen dhe infrastruktura për zhvillimin e tyre po masivizohet.

Megjithatë, ato ende nuk janë të krahasueshme me makinat me naftë. Por çfarë do të ndodhë kur ato të jenë po aq të mira sa makinat me karburant? Dita kur kjo të bëhet realitet është shumë afër.

Bazuar në një studim të blogerit të ekonomisë ‘Bloomberg’, kur kjo të arrihet do të shkaktohet një krizë e thellë në sektorin e hidrokarbureve, kryesisht atë të naftës.

Kjo do të sillte uljen e çmimit të naftës dhe uljen e kërkesës në minimumin historik për këtë produkt, kjo pasi makinat hibride përdorin ujin dhe energjinë e rinovueshme.

Parashikohet që në vitin 2040, rreth 35-40 për qind e automjeteve në qarkullim do të jenë elektrike dhe hibride e çmimet e tyre do të jenë rreth 22 mijë dollarë.

/TechSot.al/E.G./