‘Volvo’ ka bërë një premtim tronditës: Deri në vitin 2020 askush nuk do të mbesë i vrarë apo i plagosur rëndë me një makinë të re ‘Volvo’ apo SUV.

Në fakt ky nuk është një lajm i madh. Kompania me seli në Suedi, por tashmë në pronësi të kompanisë kineze Zhejiang Geely Holding Group, ka vendosur të investojë në teknologjitë e reja për sigurinë në modelet e reja të ‘Volvos’.

Teknologjia e re do të quhet Automaker dhe do të monitorojë sigurinë e makinave. Kjo do të ndihmojë inxhinierët të zhvillojnë më tej teknologjinë e parandalimit të aksidenteve.

Linja e re e makinave ‘Volvo’ që do të hidhen në treg vitin e ardhshëm do të jenë të pajisura me elementë sigurie që do të shmangin vdekjet deri në 80%. Duket synim i vështirë, por i arrirë sipas kompanisë suedeze.

/TechSot.al/E.G./