Lenovo, e cila bleu Motorolan nga Google në vitin 2014 për vlerën e 3 miliard $, do të shkrijë këtë brand.

Telefonët e ardhshëm me karakteristikat e fundit do mbajnë brandin “Moto by Lenovo”, ndërsa telefonët mesatar do të vijnë nën brandin Lenovo Vibe Label, raporton TechSot.al.

Nuk është menjëherë e qartë se çfarë do të thotë për Lenovo, telefon me “karakteristikat e fundit” , edhe pse; disa e konsiderojnë Moto X si telefon më tepër mesatar dhe nuk e shohin si flagship. Pajisje të tjera Moto, si Moto G, janë më lehtësisht të identifikueshme si pajisje buxhetore (dhe ka të ngjarë të etiketohen nën brandin Vibe).

Të vetmin sqarim që kemi aktualisht është se pajisjet Vibe do të shiten për 100 $ ose më pak, por nuk do të jenë në dispozicion në SHBA shumë shpejt. Në vend të kësaj, Lenovo është duke përdorur Vibe për të shtyrë më tepër në territoret ku ajo është e fortë tashmë.

Brenda, Motorola është ende gjallë tek Lenovo, dhe do të menaxhojë të gjithë biznesin mobil të kompanisë, thjesht nuk do e shihni më si brand në asnjë vend. Natyrisht, kjo ka për qëllim që të njoh nga afër përdoruesit Android me Lenovo.