Keni pasur ndonjëherë kureshtje të dini se sa është mesatarja globale e shpejtësisë së internetit? Firma amerikane e shërbimeve cloud dhe rrjeteve CDN “Akamai”, publikoi një ditë më parë raportin e gjendjes së internetit dhe fluksit të tij në rang global.

Sipas këtij raporti, shpejtësia mesatare globale e internetit për vitin 2015 ishte 5.1 Mbps. Koreja e Jugut qëndron në krye të listës së vendeve me internet më të shpejtë me 20.5 Mbps, ndjekur nga Suedia në vendin e dytë me 17.4 Mbps dhe Norvegjia në vendin e tretë me 16.4 Mbps.

internet1Studimi i “Akamai”-t ka nxjerrë në pah se 78 vende nga 145 të marra në studim patën një rritje të shpejtësisë mesatare me disa shifra shumë të papërfillshme.

Krahasuar me një vit më parë, shpejtësia e internetit këtë vit u rrit me 14%. Kjo përqindje varion nga 0.7 në Japoni deri në 147 për qind në Kongo.

Në këtë raport janë përshirë vendet anëtare të Bashkimit Europian, çka do të thotë që Shqipëria ka mbetur jashtë.

Kliko Raportin

/TechSot.al/E.G./