Një familje amerikane ka zgjedhur t’ju urojë për festat e fundvitit, duke ju lejuar të kontrolloni dritat e zbukurimeve në interneti. Po, pikërisht ju!  Jon Woods, një profesionist IT nga Alaska, ka krijuar sistemin duke bërë një përzgjedhje të dritave duke i vendosur para shtëpisë së tij dhe i kërkoi të huajve online për t’i fikur dhe ndezur, ashtu si të duan ata.

Ai vuri në dukje: Ju nuk do të besoni se sa shumë njerëz ulen për orë të tëra dhe fikin e ndezin dritat. Ky vit shënon të gjashtin rresht ku Jon dhe familja e tij kanë lejuar të tjerët të kenë kontroll të plotë mbi shfaqjen e tyre festive nëpërmjet një website të projektuar posaçërishtn për këtë qëllim.

Ndërsa faqja e internetit ka elementët bazikë, ju mund të shihni disa rezultate në videon e mëposhtme.