Lufta e Tretë Botërore mund të zhvillohet online ku si fushëbetejë do të shërbejë sigurisht interneti. Ky është parashikimi i ekspertëve të sigurisë.

Kjo luftë do të zhvillohet midis Perëndimit dhe ISIS-it dhe fituesi parashikohet të jetë ky i fundit pasi prej kohësh përgatitet dhe është gati.

Eksperti i sigurisë kibernetike John McAfee thotë se SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimor janë përgatitur vetën për luftë tradicionale.

“Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen. Ne mund të bëjmë supozime, ose me shumë kukdes mund të shqyrtojmë mundësitë e ndryshme dhe skenarët. Por, për një skenar të luftës kibernetike ne jemi mjerisht të pambrojtur.

Nëse nuk jemi në gjendje të mbrojmë rrjetet tona, gjithçka që lidhet me to mund të shkatërrohet nga piratët kibernetikë. Rrjeti i energjisë, centralet bërthamore, aeroplanët, makinat dhe i gjithë rrjeti ynë financiar është i rrezikuar”, tha McAfee në një intervistë për ” International Business Time “.

/TechSot.al/E.G./