TechSot.Al në bashkëpunim me Open Data Albania, sjell për ju raporting e përdorimit të internetit në Shqipëri nga viti 2010 deri në 2014.

Në vitin 2014, në Shqipëri ka pasur plot 1,637,994 pajtimtarë të shërbimit të internetit, nga të cilët 206,896 kanë patur akses broadband nga rrjete fikse, 177,613 kanë patur akses broadband 3G me USB/Modem, dhe 1,253,485 kanë patur akses me broadband 3G me aparat celular, sipas TechSot.Al.

Numri i abonentëve me akses broadband nga rrjetet fikse 

Albtelekom: (viti 2010) 70,597 – (viti 2014) 39.7% (82,118)
Abcom:       (viti 2010) 13,575 – (viti 2014) 22.9% (47,480)
Abissnet:     (viti 2010)  7,000 – (viti 2014) 11.2% (23,259)
ASC:           (viti 2010)  5,666 – (viti 2014) 12.7% (26,379)
Të tjera:      (viti 2010) 23,162 – (viti 2014) 13.4% (27,660)

Numri i abonentëve me akses broadband 3G me USB/Modem (viti 2014)

Vodafone:   (viti 2010) 25,493 –  (viti 2014) 48.7% (86,580)
AMC:          (viti 2010)  9,000 –  (viti 2014) 34.7% (61,549)
Albtelekom: (viti 2013*)13,143- (viti 2014) 16.6% (29,484)

*Për Albtelekom nuk ka të dhëna përpara vitit 2013.

Numri i abonentëve me akses broadband 3G me Aparat Celular (viti 2014)

Vodafone:    (viti 2011) 202,756 –  (viti 2014) 68.5% (858,366)
Albtelekom: (viti 2013*) 272,257 – (viti 2014) 18.5% (231,322)
AMC:           (viti 2011) 46,000   – (viti 2014) 13.1% (163,797)

*Për Albtelekom nuk ka të dhëna përpara vitit 2013.

Duke parë të dhënat e mësipërme, mund të shihet qartë se përdorimi i internetit ndër shtetasëve shqiptarë ka pasur rritje të ndjeshme. Në harkun kohor 5-vjeçar (2010-2014), numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fikse është rritur ndjeshëm, me 72%, raporton TechSot.Al.

Në harkun kohor 2011-2014, pajtimtarët e internetit 3G janë rritur me mbi 400%. Duhet theksuar se në vitet 2011-2012 ky shërbim ofrohej vetëm nga AMC dhe Vodafone, ndërsa në vitet 2013-2014 u shtua edhe Albtelekom.

Gigabytes

Rritja e përdorimit të internetit ndër vite ka sjellë edhe rritjen në volum të të dhënave të transmetuara.

Viti 2012 –   796,000 Gigabyte të dhëna
Viti 2013 – 2,529,549 Gigabyte të dhëna
Viti 2014 – 6,269,940 Gigabyte të dhëna

/TechSot.Al/