Motorola ka një ditë të madhe të planifikuar, ku do të lançojë dy telefonat e rinj në SHBA: një përditësim të  Moto X dhe një tjetër Moto G.

Kompania megjithatë ka filluar “festën” më herët ku ka zbuluar Moto G, rezistent ndaj ujit, në Indi.

sipas një sërë statusesh në Twitter nga Motorola India, gjenerata e tretë, e bazuar në Android Lollipop, ka pësuar një numër të madh përditësimesh të mirëpritura nga përdoruesit.

Tashmë ka një kamera 13- megapixel, dhe ka një blic të dyfishtë. Kamera e përparme ose (“kamera selfie”) ka shkuar nga 2MP në 5MP./Techsot.Al/